Live

Kompania “Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve: Deri më 1 prill keni afat për të paguar faturat e mbeturinave

13:52 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kompania “Pastrimi” i ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e mbeturinave deri më 1 prill. Në njoftim thuhet se nëse s’do bëhet pagesa e tyre, do të procedohen tek Përmbaruesi Privat.

Njoftimi i plotë:

Afati i fundit për pagesën e faturave të mbeturinave është 1 Prill 2025! Pas kësaj date të gjithë klientët të cilët nuk kryejnë obligimet do të procedohen tek Përmbaruesi Privat.

Për të shmangur procedimin tek Përmbaruesit Privat, ju ftojmë të kryeni pagesat e mbetura brenda këtij afati.

 Pagesën mund ta realizoni lehtësisht përmes:
– Platformës eKosova – me letërnjoftim për amvisëri & numër biznesi për biznese
– Zyrave tona të pagesës në të gjitha njësitë operative
– Inkasantëve tanë në terren

Për ata që kanë borxhe të akumuluara, ofrojmë mundësinë e riprogramimit deri në 12 muaj.

– Mos e lini për nesër atë që mund ta kryeni sot! Shmangni kostot shtesë dhe ruani shërbimin e rregullt.

Për më shumë informata, na kontaktoni në pikat tona të shërbimit. Ndaje këtë njoftim për të informuar të gjithë ata që mund të kenë nevojë!

KRM “Pastrimi” SH.A – Për një qytet më të pastër!

Shpërndaje në

U Kopjua