Live

Komuna e Ferizajt mblodhi qindra njerëz në mbledhjen komemorative në kujtim të veprës sakrificëplote të nënës heroinë, Fatime Xhemaili

19:14 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Sot iu dha lamtumira e fundit Fatime Xhemailit, nënës së ish-kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemailit.

Në kujtim të veprës sakrificëplote të nënës heroinë, nënës së veprimtarëve atdhetarë, nënës Fatime Xhemaili, u mbajt mbledhje komemorative e organizuar nga kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Kjo mbledhje komemorative, mblodhi qindra ferizajas, familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish të burgosur politikë, lidership politik e institucional, veprimtarë atdhetarë nga gjithë gjeografia shqiptare.

Shpërndaje në

U Kopjua