Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësues të LMT-së në Rahovec, sot u mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e KPF-së në Komunën e Rahovecit për vitin 2019.
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Propozim Vendimit për nismën e Bashkëpunimit Ndërkomunal Ndërkombëtar, mes Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës, Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2020, Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit 2019-2021, Shqyrtimi i Planit Komunal për Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të riatdhesuar në Komunën e Rahovecit 2019-2022, Shqyrtimi i Planit Komunal të Veprimit për të Zhvendosurit dhe zgjidhjet të qëndrueshme 2019-2021.