Live

Konfirmohet dëmtimi i Neymarit, ja sa javë do të mungojë braziliani

12:14 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ndrydhja e kyçit të këmbës së djathtë në përballjen ndaj Lilës do të rezultonte fatale për Neymarin sipas mediave vendëse.

Francezja “Le Parisien” ka dalë me njoftim se sulmuesi 30-vjeçar do të mungojë të paktën për një periudhë 3-javore, çka do të thotë se duelit ndaj Bayernit, e vlefshme për raundin me eliminim direkt, është kapitull i mbyllur.

Nëse njoftimi do të rezultonte i vërtetë, kjo do të ishte goditje e fortë në kampi parisien, pasi braziliani mbart peshë specifike në skemat e Christof Galttie.

Është fakt se futbollisti në fjalë që kur ka zbarkuar në Paris e ka ndjekur fati i keq në Ligën e Kampionëve, si rezultat i dëmtimeve në momente kur ekipi ka pasur më shumë nevojë për ndihmën e tij, e tillë mund të konsiderohet edhe situata aktuale.

Gjithashtu lojtari më numër ‘10’ në “Parc des Princes” do t’i shikojë shokët në aksion edhe në duelet ndaj Marsejës dhe Nantes, të rëndësishme në kuadrin e ligës vendëse, përpara se të nisen drejt Mynihut.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...