Ish-polici, Abedin Muzlija që kërcënoi gjyqtaren në Istog është në kërkim nga Policia.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Siç bën të ditur Nikçi është bastisur edhe shtëpia e tij, por i njëjti nuk është gjetur.
Poashtu bëhet e ditur se me urdhër prokurorit të shtetit është autorizuar policia e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e tij
“Me urdhër prokurorit të shtetit është autorizuar policia e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e tij, me ç’rast është identifikuar i njëjti por nuk është gjetur dhe është në kërkim”, tha Nikçi për Klankosova.tv