Live

Konfirmohet takimi i Deharit me subjektet politike

10:03 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputeti më i vjetër në moshë, kryesues i seancës konstituive, Avni Dehari ka ftuar për takim subjektet politike.

Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani në një lidhje direkte për “Ora 7”.

Ajo nga oborri i Kuvendit të Kosovës, tha se këtë takim e ka konfirmuar Vlora Çitaku nga PDK-ja dhe tha se partia nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Shpërndaje në

U Kopjua