Live

Konfiskohen 138 palë atlete sportive, dyshohet se janë të kontrabanduara

10:32 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

138 palë atlete sportive janë konfiskuar gjatë së dieles në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

Ato dyshohet se ishin të kontrabanduara.

Sipas policisë, është ndaluar një automjet me targa vendore, ku atletet janë gjetur brenda këtij automjeti.

Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa vetura dhe malli janë deponuar në terminal doganor.

Shpërndaje në

U Kopjua