Live

Konflikt familjar në Pejë: 60-vjeçari ushtron dhunë ndaj motrës, intervenon Policia

16:48 / 26 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku një 60-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari fillimisht ka pasur një konflikt verbal me viktimën, të cilën më pas e ka shtyrë dhe për pasojë është rrëzuar.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta lajmërojë Policinë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

Shpërndaje në

U Kopjua