Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë homazheve në Prekaz për nder të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se krijimi dhe esenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të lidhura ngushtë me familjen Jashari.
“Familja Jashari ka pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e saj një të vërtetë që shpëtoi popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet”, ka theksuar Konjufca.
Kryekuvendari Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe personalitete të tjera politike, vendosën lule në nderim të sakrificës së familjes Jashari, duke nderuar 27-vjetorin e ngjarjeve të rëndësishme për historinë e Kosovës.