Live

Konjufca përshëndetet e bisedon me deputetët e PDK-së, Kurti flet me Bylbyl Sokolin

10:38 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë Albin Kurti as sot kur është futur në sallën e seancave plenare nuk është përshëndetur me deputetët e PDK-së, pasi këto dy parti kanë ulëset afër njëra-tjetrës.

Për dallim nga Kurti, në momentin kur është futur në sallë Glauk Konjufca është përshëndetur me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e  Nait Hasani.

Për një moment Kurti mbetet vetëm dhe e shikon Konjufcën, ndërsa më pas vije në sallë deputeti Bylbyl Sokoli, me të cilin Kurti nis të bisedojë.

Shpërndaje në

U Kopjua