Live

Kosova bën ngritje historike në renditjen e FIFA-s, hyn në Top 100

16:05 / 28 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Kosovës ka bërë përparim historik në renditjen e FIFA-s.

Dardanët kanë përparuar për dy pozita në ranglistën e re, e cila u publikua sot.

Me këtë rast, ekipi i Franco Fodës kalon nga vendi i 101-të për të hyrë për herë të parë në Top 100-she, respektivisht duke e zënë vendin e 99-të me 1219.82 pikë.

Përpara Verdhekaltërve është Bjellorusia, kurse prapa tyre Armenia.

Kosova e mposhti Lituaninë me rezultat 1:0 në muajin nëntor, ndërsa me Rumaninë bëri paraqitje fantastike dhe rezultati ishte i barabartë deri në minutat shtesë, 0:0, në atë ndeshjen e ndërprerë shkaku i thirrjeve raciste të rumunëve, të cilën më pas UEFA e regjistroi me rezultat zyrtar, 3:0.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur vendi.

Kuqezinjtë, përkundër humbjes nga Ukraina, 1:2 dhe barazimit me Republikën Çeke, 0:0, mbetën në vendin e 65-të.

Skuadra e Sylvinhos rrethohet nga Jordania, të cilën e ka përmbi, ndërsa Burkina Fason e ka përfundi.

As në Top 5 të renditjes së FIFA-s nuk pati ndryshime. Kampionia e botës, Argjentina vazhdon të prijë, e ndjekur nga nënkampionia Franca, të cilat pasohen nga kampionia e Evropës, Spanja, si dhe nga Anglia e Brazili.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...