Live

Kosova ka nevojë për zërin e fuqishëm opozitar dhe jo vetëm, tani më shumë se çdo herë, që nga viti 1999!

22:15 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shkruan: Hisen Berisha

Dy gjërave dëshirojë me ua vu theksin për Kryeministrin, meqë ai dezertoi sot nga debati për dialogun përkatësisht asociacionin dhe marrëveshjen përfundimtare, apo më sakt të “ndërmjetme” siç e quajti ai me retorikën e mashtrimit:

1. Albin Kurti, qe dy vite Kryeministër i Republikës së Kosovës asnjëherë nuk iu ka referua shtetit me emrin e tij kushtetues, çka do të thotë se ky njeri nuk e njehë ende Kosovën për shtet . Lajçak, as si as shteti i tij, po ashtu, nuk e njohin shtetin e Kosovës. Borrel, as ai as shteti i tij, nuk e njohin shtetin e Kosovës. Vuçiq, nuk e njeh Republikën e Kosovës, shtet i pavarur e sovran dhe e konsideron “pjesë të Serbisë” duke e mbajtur në Kushtetutë dhe e rrezikon nga jashtë duke i instrumentalizuar qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.

E sipas presidentes Osmani, mebështetjen e njësive terroriste ruse “Wagner” po përgatisin luftë hibride ndaj Kosovës.

E tani, a ka ndonjë imbecil që mundet me pritë se derivati i dialogut midis këtyre katër mosnjohësve, ka me qenë njohja e Republikës së Kosovës – shtet i pavarur e sovran?

2 . Sa i përket konfidencialitetit të Kryeministrit i duhen thënë dy gjëra: Në SHBA aktualisht presidenti dhe ish presidenti po hetohen për keqpërdorimin e dokumenteve sekrete të SHBA! Ai këtu tha se neve po na mbanë sekret planin dokument të marrëveshjes (së ndërmjetme) i cili ndoshta është diku ne garazhet e presidentit Baiden, edhe ne duhet me i besua se ai e ke lexuar, edhe po na tregon drejtë? Kjo ma kujton kohën e shkollimit fillor, kur një nga ne nxënësit, e mësonim Lahutën e Malësisë përmendesh dhe nga frika se na kapnin policët ua recitonim shokëve të besueshëm deri sa edhe ata e mësonin.

Kështu e kemi ribotua ne në Kosovën e okupuar Lahutën e Malësisë, po ua adresoj ketë histori (vëllezërve të dashur shqiptarë, anëtar të komisionit për integrime evropiane, që na nderuan me prezencën e tyre në seancën e Kuvendit).

Mirëpo këta “kriminelët” e UÇK-së, e para tyre Dr Ibrahim Rugova, e kanë nxjerrë Republikën e Kosovës nga ilegaliteti! E sot katërshja, që mjerisht po negociojnë për fatin e saj, nuk e njohin ende shtetin e Kosovës, ndërkohë që e njohin ma shumë se 100 shtete të botës demokratike. Prandaj, mjaftë me skenarë të UDB- së! Të gjitha të arriturat e deritanishme të Republikës së Kosovës nuk e kanë asnjë mikron kontributi të Albinit, ani pse ai ishte moshë madhore në kohën që ndodhën ngjarjet e mëdha dhe u bënë punët e mëdha për Kosovën.

Sot, në vend se të mbante një dekoratë të një luftëtari për çlirimin e Kosovës nga okupimi shekullor sllav, ai sot në 2023, vjen me certifikatë të veteranit false, të UÇK. Andaj, nuk pres që hapërimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës të ketë diçka që shndritë rrugën përpara. Tym, gaz e helm ka gjithandej ku drejton Albini. Nuk pres gjë të mirë nga ai!

Shpërndaje në

U Kopjua