Live

Promovim madhështor në Reggio Emilia të Italisë

16:52 / 12 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Shkruan: Nusret PLLANA

Ishte e vogël salla e bukur në qytetin Reggio Emilia të Italisë, për t‘i zënë të gjithë artëdashësit e librave:
“Terrori i i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, “Fëmijët shqiptarë
viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve: H.Ilazi e N.Pllana, “Mos harro
kurrë”, të autorëve: N.Pllana e A.Aliçkaj, si dhe të filmit dokumentar “Kush i vret fëmijët ?!”, të autorëve:
N.Pllana e Esat Shala, në nderim të Festave të Nëntorit të Madh, me një organizim të mrekullueshëm të
Shoqatës „ZËRI ATDHEUT“, e nën udhëheqjen e palodhshme të Kryetarit të saj, z. Shaban Muqa dhe
nënkyetarit Ramadan Hasanaj .
Me prezencën e tyre aktive kontribuan edhe veprimtarët dhe ish Kryetarët e kësaj Shoqate, Agim Kodra
e Sadri Hamitaga, si dhe Anila Berberi e Valbona Toçi, të Lidhjes së Shkollave shqipe në Itali.
Në këtë promovim të suksesshëm të veprave kushtuar gjenocidit serb mbi shqiptarët, të autorëve:
Nusret Pllana, Hanëmshahe Ilazi e Agim Aliçkaj, morën pjesë shumë bashkëatdhetarë nga të gjitha trojet
tona etnike, siç, edhe z.Klodian Cami – Kryetar i Shoqatës „Shqiponja”, z. Bujar Tabaku nga Parma,
mësueset e Shkollës shqipe në Reggio Emilia, Doruntina Sopa, Marigona Palushi, Albiona Rrafshi e
Shkëlqesa Palushi.
Me prezencën e tyre na nderuan edhe Kryesia e Shoqatës „ZËRI ATDHEUT”, nga Monte Belluna, Isuf
Zenelaj, Besnik Veselaj, Raimonda Deda, Eduard Jakaj, Mentor Zenelaj, dhe Eduart Mazrekaj.
Këtë promovim e madhështoi edhe prezenca aktive e saj, përkthyesja e librit të xhepit në gjuhën
italiane “Mos harro kurrë“, znj. Fitije Picari , si dhe miku shumë i çmuar i shqiptarëve, publicisti, z.
Michele Sanpietro .
Autorin Nusret Pllana e nderuan me prezencën e tyre edhe bashkëluftëtarët e tij: Latif Krasniqi, Shaban
Sopaj, Besim Jahaj, Florim Morina, Gani Shala e Bafti Kicaj, të cilët i falënderojmë nga zemra për
kontributin e tyre shumë të çmuar.
Një falënderim të veçantë ia dedikojmë edhe Agjensionit të udhëtarëve „Kodra Tours“, për transportin
falas, nga Kosova në Itali, të librave publicistike e dokumentare, të autorit N. Pllana.

Shpërndaje në

U Kopjua