Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është shpallur kandidat për çmimin ndërkombëtar “The Booker 2024”, me librin e tij “Kur sunduesit grinden”.
Ky roman u vlerësua nga juria, e cila e e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, duke e cilësuar një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2024/03/65f022cca778bkadare-640x640.jpg)
“Kur Sunduesit Grinden” është botuar në vitin 2018 në shqip dhe bën fjalë për misterin e telefonatës Stalin-Pasternak, njëri udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe tjetri shkrimtari më i famshëm i tij. Kjo telefonatë është ritreguar nga disa pikëpamje dhe shumë studiues aludojnë se në rolet specifike shkrimtari ka fshehur vetë marrëdhënien që ai ka pasur me Enver Hoxhën.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2024/03/kadareee.jpg)
Libri fitues do të shpallet në një ceremoni më 21 maj 2024 dhe nëse do të fitonte, Ismail Kadare do të bëhej autori i parë që do të fitonte dy herë Çmimin Ndërkombëtar “The Booker”.
Në 2005, ai fitoi çmimin e njohur në atë kohë si Çmimi Ndërkombëtar “Man Booker” jo për një libër individual, por për një pjesë të punës së tij.