Live

Kosova me vlerën e dytë më të madhe në grupin “I”

10:57 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Kosovës në futboll të shtunën e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, kundër Izraelit.

“Dardanët” kanë vlerë më të madhe në futbollistë krahas kësaj kombëtare, pasi cilësohen me 85.2 milionë euro, ndërsa izraelitët me 61.2.

Në mes të Kosovës dhe Izraelit, për nga vlera në grupin “I” gjendet Rumania me 74.8 milionë euro, sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve “Tranfermarkt”.

Në krye të grupit gjendet Zvicra me 231.5 milionë euro, ndërsa në dy pozitat e fundit janë Bjellorusia (12.4) dhe Andorra (2.3).

Shpërndaje në

U Kopjua