Ekipi Kosovar ka fituar medaljen e bronztë në karate në konkurrencën ekipore ne Kampionatin Evropian për Universitete që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Kosova mposhti Spanjën, Serbinë e Francën.
Ekipi i Kosovës i udhëhequr nga përzgjedhësi Isak Curri kishte në përbërje: Benjamin Shabanin, Dren Hajdarin dhe Valdrin Rashitin.
Ekipi Kosovar pati veetëm 3 garues për dallim të ekipeve tjera që shumica kishin nga 5 dhe kjo ndoshta i penalizoi për të arritur edhe më lartë.