Live

Kosova ngjitet për 3 pozita në ranglistën e FIFA-s e Shqipëria forcon pozitën pas ndeshjeve të vështira

20:44 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Triumfi ndaj Gjeorgjisë ka bërë që Shqipëria të përmirësojë dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Edhe pse përditësimi zyrtar do të publikohet me 24 Tetor, sipas përllogaritjeve, të besuarit e Sylvinhos janë ngjitur në vendin e 65-të, nga vendi i 67-të që ishin më parë.

Ndeshjet e radhës për kombëtaren tonë, janë ato ndaj Çekisë dhe Ukrainës, në nëntor.

Ashtu siç pritej, Kosova pas paraqitjeve tejet pozitive ndaj Lituanisë dhe Qipros, ka fituar 3 pozicione.

Më saktësisht, “dardanët” janë ngjitur nga vendi i 104-t në vendin e 101-të.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...