Live

Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi – Peja i mbledh skiatorët e tre shteteve (VIDEO)

13:01 / 11 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Kuvendin Komunal të Pejës, është duke u mbajtur ceremonia për nisjen e manifestimit rajonal dimëror, një projekt trekufitar që përfshin Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi, me fokus në bashkëpunimin në fushën e alpinizmit dhe bjeshkatarisë.

Delegacione nga Shqipëria dhe Mali i Zi tashmë kanë arritur në Pejë, ku po zhvillohet ky aktivitet simbolik dhe ndërkufitar për manifestimin “Një ditë, një majë, skiator i tre shteteve”, njofton Klankosova.tv.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës, Rexhep Kurtbogaj, theksoi rëndësinë e këtij organizmi.

“Këtë vit jemi nikoqirë të këtij organizimi në komunën e Pejës dhe ky projekt nënkupton bashkëpunimin mes shteteve dhe rritjen e turizmit të përbashkët”, tha ai në një bisedë me gazetaren Endrita Bajrami.

Vitin e kaluar, ky manifestim është mbajtur në komunën e Plavës së Malit të Zi.

Shpërndaje në

U Kopjua