Ish-Ambasadori i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, ka thënë për “KosovaPress” se vendin mu në kohën kur vendit i duhet më së shumti lobimi në Shtetete të Bashkuara të Amerikës kjo mungon.
“Në një moment kur na duhet më së tepërmi, na mungon lobimi në Kongres. Kongresi gjithmonë ka qenë mirëkuptues ndaj Kosovës, madje në vitet ’90, kur ne përjetonim represion dhe rreziqe të ndryshme që na vinin nga Serbia, nga një regjim i tmerrshëm.
Dhe aty ka filluar çdo gjë, kemi pasur në atë kohë lobim nga komuniteti i cili vazhdon të bëjë përpjekje për afrim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mendoj që pikërisht tani është momenti që ne të intensifikojmë gjitha këto përpjekje, të përpiqemi të kthejmë kredibilitetin e plotë që kemi pasur”, thotë Spahiu.