Live

KQZ mban mbledhje në ora 16:00: Pritet të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

12:17 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do t`i shpall rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se mbledhja ku do të shpallen këto rezultate do të mbahet në ora 16:00.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

Shpërndaje në

U Kopjua