Live

KQZ: Numërimi i votave pritet të përfundojë nesër

16:15 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se nesër presin që të përfundojë procesi i numërimit të votave.

Ai tha se sot do të përfundojë numërimi i votave me postë, ndërsa ka nisur numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, që pritet të përfundojë nesër

“Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër”, tha ai. 

Shpërndaje në

U Kopjua