Live

KQZ: Sot përfundon afati për deklarim të koalicioneve zgjedhore dhe mospjesëmarrje në zgjedhje

12:22 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Sot, në orën 23:59, do të përfundojë afati për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.

KQZ ka bërë të ditur se brenda këtij afati, partitë politike duhet ta njoftojnë Zyrën se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua