Live

KQZ: Të martën përfundon numërimi i votave me postë

16:07 / 03 Mars 2025

Nga Kosova Live

Të martën pritet të përfundojë numërimi i votave me postë, proces ky që po vazhdon.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se më pas do të numërohen votat me kusht dhe ato të personave të nevojave të veçanta.

“Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese dhe pasi të marrim konfirmim nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk ka një çështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione, atëherë KQZ do të mund të shpall rezultatin përfundimtar për subjekte politike dhe kandidatë për deputetë”, tha ai.

Në orët e para të së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave me postë të numëruara deri më tani, të vlefshme për zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.

Me mbi 66 për qind të vendvotimeve të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.72 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.8 për qind.

Sipas rezultateve të publikuara online nga autoritetet zgjedhore, në vendin e tretë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind. Ndërsa, vendin e katërt e zë koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 3.32 për qind.

Shpërndaje në

U Kopjua