Live

Krasniqi: Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin

09:38 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Ai ka thënë se Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetritn.

“Gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin, ndaj le të shfrytëzojmë këtë ditë për të përhapur mirësi dhe solidaritet. Sepse, siç ka thënë edhe Profeti Muhamed:

“Njeriu më i dashur te Zoti është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve”. Uroj që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim, tryezat tuaja me bereqet dhe zemrat tuaja me dashuri.”

Shpërndaje në

U Kopjua