Live

Krasniqi: Bllokuesve që nuk e po e pranojnë rikthimin e demokracisë, u bëj thirrje për reflektim

11:14 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur edhe në Facebook mbi situatën e krijuar sa i përket konstituimit të Kuvendit.

Ai thotë se shteti as nuk uzurpohet, as nuk mbahet peng nga interesat dhe as demokracia nuk shkelet pa prodhuar pasoja.

“Një muaj pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, vendi mbetet ende pa legjitimitet institucional. Por, shteti as nuk uzurpohet, as nuk mbahet peng nga interesat dhe as demokracia nuk shkelet pa prodhuar pasoja. Bllokuesve që nuk po e pranojnë rikthimin e demokracisë dhe pluralizmit në Kosovë, u bëj thirrje për reflektim – sa më parë, aq më mirë për vendin dhe qytetarët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua