Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit konsultativ tha se është miratuar kërkesa dhe rekomandimi i Përparim Grudës që të evidentohet saktësisht që të gjithë ministrat dhe kryeministri kanë bërë dorëheqje individualisht.
“Pas konfirmimit nga ana e Kuvendit, ajo që mund të iu njoftoj është se kërkesa e PDK, e deputetit Përparim Gruda është që të evidentohet saktësisht në proces verbal të raportit që të gjithë ministrat përfshirë kryeministrin kanë dhënë dorëheqje individualisht, duke marrë shembull edhe më herët ish kryetarin e Rahovecit, dhe tani ka një ndryshim të gjendjes legale, që besoj që na ka krijuar mundësinë që të vijojmë tutje. Dorëheqja është evidentuar në procesverbalin e takimit.” – tha Krasniqi.
Ndryshe, për të tretë herë me radhë, deputetët po vazhdojnë seancën konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.