Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka folur për media pasi Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare të Kuvendit nga radhë e LVV-së nuk i mori votat.
Krasniqi deklaroi se e kanë ditur që VV-ja nuk i ka votat.
“Ishin 52, qenkan bërë 57-të, nuk besoj që bëhen 61”, deklaroi Krasniqi.
I pari i PDK-së tha se asnjë kandidat nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit nuk e merr votën nga ky subjekt politik.
“Ne kemi votë vetëm për Qeverinë e udhëhequr nga Bedri Hamza”, shtoi ai.
Memli Krasniqi theksoi se “Vetëvendosja duhet t’i gjejë votat”.