Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emisioni “Click” në RTV21 vlerësoi se PDK ka shënuar rritje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai shtoi se trendi i rritjes për këtë subjekt politik është i vazhdueshëm.
Derisa tha se qytetarët në këto zgjedhje dhanë mësazh se nuk dëshirojnë qeverisjë nëpartiake.
“Në prizmin tim mesazhi është se qytetarët i kanë thënë partive politike në radhë të parë Vetëvendosjes se koha për qeverisje njëpartiake ka marrë fund sepse askush nuk e ka shumicën dhe na e kanë bërë të qartë se qeverisjen e ardhshme duhet ta qeverisë një koalicion”, tha ai.