Live

Krasniqi: Nëse VV nuk dëshiron të dalë nga bllokada – PDK e gatshme për zgjedhje të reja!

11:00 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se partia e tij është e gatshme të diskutojë mbi datën e zgjedhjeve të reja, pasi sipas tij, LVV-ja nuk po dëshiron të ndryshojë emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit.

Para mediave, ai tha se nëse partia fituese nuk dëshiron të dalë nga bllokada, zgjidhja më e mirë janë zgjedhje.

“E kemi shprehur qartë që nuk e votojmë Haxhiun. Çështja e zgjedhjeve nuk është çështje e dëshirës. Ato zgjedhje kanë prodhuar një rezultat. Qeveria që kaloi nuk e ka marr shumicën, nëse vazhdon kjo bllokadë më mirë të shkojmë në zgjedhje, kam propozuar edhe datën e mundshme. Nëse vërtetë LVV nuk dëshiron të dalë nga bllokada më mirë të shkojmë në zgjedhje. Mendoj që sikur të ishin të sinqertë dhe s’duan të ndryshojnë, mirë kish me qenë me u mbledh dhe me caktu datën e zgjedhjeve. PDK është e gatshme me diskutu për një datë”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua