Live

Krasniqi (PDK): Le të provojë Kurti të kandidohet për kryetar Kuvendi – ndoshta e votojmë

11:10 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në situatën që gjendet vendi, janë vetëm dy opsione.

“Ose konstituim të Kuvendit, ose zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi Krasniqi para mediave, teksa tha se zgjedhjet duhet të mbahen në maj ose qershor.

Më tej, ai tha se Albin Kurti nuk ka mandat të ftojë askënd për konsultime, sepse siç u shpreh, “Kurti është vetëm një deputet”.

Krasniqi tha: “Le ta provojë Kurti të kandidohet, ndoshta e votojmë. Nuk besoj, sepse nuk e ka meritu me votu, ai s’e meriton të jetë as ministër, e lëre më kryetar Kuvendi”.

Shpërndaje në

U Kopjua