Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se partia të cilën e drejton nuk fshihet prapa asgjëje dhe siç ai “është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj”.
“Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim.Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje”.
“Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve”.
“Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë. PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë”.
“Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!”, shkruan ai në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi ftesën e Albin Kurtit për takim, në të cilin ishte i pranishëm, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Abdixhiku tha në një postim në Facebook se qasja e tillë politike duhet të refuzohet, raporton Klankosova.tv.
Pa iu drejtuar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, Abdixhiku ka tentuar të arsyetojë refuzimin e ftesës, duke shtuar se “këta të takojnë dhe të mashtrojnë”.