Live

Krasniqi reagon për ardhjen e Thaçit në Kosovë, e publikon mesazhin e ish-presidentit që ia la babait te varri

14:13 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas ardhjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi, tek varri i babait të tij, në Burojë të Skënderajt.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë mesazhin e vendosur të Thaçit në kurorë lulesh të vendosura në varrin e babait.

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua