Live

Krasniqi shkon në BIK: Uroj festën edhe për ish-krerët e UÇK-së që janë Hagë

09:46 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qenë për vizitë për të uruar festën e Fitër Bajramit në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.

Para mediave ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.

“Jam këtu për të uruar besimtarët myslimanë për këtë festë të rëndësishme, gëzuar bajramin të gjithëve. Me dëshirat që secili të keni në tryezat e tuaja bereqet, në familjet tuaja gëzim dhe në zemrat tuaja dashuri”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka uruar festën edhe për ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

“Si në çdo festë, shfrytëzojë rastin që nga këtu t’ua urojmë festën e Fitër Bajramit edhe miqve tanë, udhëheqësve të UÇK-së, themeluesve të saj që gjenden në Hagë, duke dëshiruar që festat e tjera t’i festojmë bashkërisht këtu në Kosovë”, tha Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua