Krimet Ekonomike kanë zbarkuar sot në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga ministrit Faton Peci.
Burimet e Kosovalive kanë bërë të ditur se krimet Ekonomike janë duke e bastisur zyren e Prokurimit në Ministrinë e Bujqësisë.
Krejt kjo bastisje ka të bëjë me keqpërdorimet që kishin ndodhur për largimin e mobiljeve te Alancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga objekti i ministrisë.
Shteti kishte paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ku ishte vendosur AAK-ja në bodrumin, në katin e dytë dhe në koridoret e objektit.