Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë pothuajse gati në izolimin e defektit që pastaj të merren me rregullim.
Në njoftimin që ka bërë KRU në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, shkruhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë duke detektuar një zonë tejet të madhe.
“E kuptojmë shqetësimin tuaj lidhur me mungesën e ujit në një pjesë të madhe të kryeqytetit. Përderisa urbanizimi ka shënuar rritje, sidomos në zonat ku ju banoni, edhe mund të haset në probleme të tilla. Një gjë e tillë nuk ka ndodh më përpara. Me shumë përkushtim, ekipet teknike po merren me problemin”, njofton KRU.