Live

KRU ‘‘Prishtina’’ tregon se cilat zona të kryeqytetit do të jenë pa furnizim me ujë të pijshëm për disa orë sot

11:42 / 05 Prill 2025

Nga Kosova Live

KRU “Prishtina”,  ka njoftuar se sot në kryeqytet disa zona do të mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të punimeve të planifikuara që do të bëhen në ndërrimin e rrjetit.

Në njoftim shtohet edhe se, këto zona do të mbesin pa furnizim të ujit nga ora 09:00 deri në 16:00.

‘‘Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër, ditë e shtunë 5 prill, do të ketë punime të planifikuara teknike në ndërrimin e rrjetit nga Komuna e Prishtinës në bashkëveprim me “KRU Prishtina”.

Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00-16:00 mbesin këto zona (rrugë):

Rruga ” Nënë Tereza”,

Rruga “Rexhep Luci”,

Rruga “Qamil Hoxha”,

Rruga “Tringë Smajli”,

Rruga “Bajram Kelmendi”,

Rruga “Agim Ramadani”,

si dhe rrugët në Qendër’’, thuhet në postimin e djeshëm të KRU Prishtina.

Shpërndaje në

U Kopjua