Live

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ndan mirënjohje Ismet Pejës

20:35 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ismet Peja është këngëtari i vlerave dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Sot ai është pritur nga kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit me këtë rast i ka ndarë një mirënjohje artistit nga Gjakova, i cili tërë jetën ia kushtoi artit.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare”.

“Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë personale në Facebook teksa shihet krahas këngëtarit.

Shpërndaje në

U Kopjua