Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka reaguar pasi ka pranuar lajmin për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Aliu u shpreh se këtë lajm e mori me pikëllim.
“Baca Haxhi mbylli sytë përgjithmonë, me mallin për të birin, që padrejtësisht i është privuar liria, për të cilin luftoi e sakrifikoi vet ai dhe familja e tij”, u shpreh ai.
“Pusho në paqen e parajsës së paskaj, baca Haxhi, atdhetar e prind shembullor, ti që nuk të lëkundën sakrifica të panumërta për Kosovën, ti që i dhe Kosovës themeltarin e lirisë, pavarësisë e shtetësisë sonë, Presidentin Hashim Thaçi”, theksoi ai.
Ai i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Thaçi, bashkëveprimtarëve në Partinë Demokratike të Kosovës, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Dritë pastë shpirti i tij fisnik!”, shtoi ai.