Live

Kuçi nuk e përjashton një koalicion AAK-PDK

08:28 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Deputeti i Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovsë (AAK), Blerim Kuçi, e ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni të sërishëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Gjithçka është e mundur. Në zgjedhjet e kaluara kemi vendosur të shkojmë vetëm, por në momentet e fundit vendosëm të ndryshojmë, pasi LDK bëri koalicion me parti të tjera”, ka theksuar Kuçi, në emisionin “Pressing” në T7.

Tutje, Kuçi ka thënë se një ndër arsyet kryesore për lidhje të koalicionit PAN ishte ofrimi i pozitës së kryeministrit nga ana e koalicionit.

Megjithatë, ai ka thënë se në koalicion me PAN-in e kanë fituar kryeministrin por kanë humbë elektoratin.

Ai ka treguar përqindjen e AAK-së brenda PAN-it dhe sa deputetë duhej t’i takonin AAK-së.

“Brenda koalicionit PAN, AAK-ja ka marrë 11.6 për qind, që i bije 13 deputetë, derisa në kemi marrë vetëm 10 deputetë”, ka sqaruar Kuqi.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë e që sipas tij atë nuk duhet ta udhëheq presidenti Hashim Thaçi.

“Thaçi nuk duhet të jetë në krye të dialogut për dy arsye. E para është se ai mund të jetë nën hetime nga Gjykata Speciale dhe si i tillë nuk ka legjitimitet. E dyta. Zotëri Thaçi ka lidhje me Erdoganin dhe guxon të udhëheqë dialogun”, ka nënvizuar Kuçi.

Shpërndaje në

U Kopjua