Live

Kur do të debutoj Cristiano Ronaldo me Al-Nassr?

10:00 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Cristiano Ronaldo nuk do të mund të debutoj sot me Al-Nassr në Arabinë Saudite. 28 mijë bileta janë shitur për ndeshjen e sotme ndaj Al-Tait, por portugezi nuk mund të luaj në këtë sfidë.

Ronaldo ishte dënuar me dy ndeshje mos-lojë te United për një gjest ndaj një tifozi dhe këtë dënim tani duhet ta vuaj te Al-Nassr.

Ronaldo tani pritet të bëjë debutimin e tij në ligë kundër Ettifaq FC më 21 janar.

Edhe në këtë ndeshje Al-Nassr do të jetë në terrenin vendas dhe poashtu të gjitha biletat pritet të shiten për të parë debutimin e portugezit.

Shpërndaje në

U Kopjua