Live

Kurti asesi ta harroi debaklin e zgjedhjeve lokale, thotë se rezultati i 9 shkurtit duhet të shërbejë për ato që mbahen në vjeshtë

16:40 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Pavarësisht faktit që Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50 % të votave në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021, në zgjedhjet lokale që ishin mbajtur po atë vit kishte përfunduar vetëm me Shtimjen Kamenicën, Gjilanin dhe Podujevën.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, duket se asesi nuk e ka harruar humbjen e pësuar në zgjedhjet lokale.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar hartën e Kosovës pas cerifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, me votat e fituara nga secila parti.

Kurti është i bindur se zgjedhjet nacionale, duhen të shërbejnë si përgatitje për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua