Live

Kurti bëri homazhe në Gllobar, Vërboc dhe Shtuticë, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve

15:45 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, bëri homazhe në Gllobar, Vërboc dhe Shtuticë në Drenas, në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të vrarë në këto fshatra dhe zonat përreth nga forcat policore dhe ushtarake të aparatit shtetëror serb.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se gjatë luftës në këto zona, 276 shqiptarë u vranë mizorisht. Ata dhanë jetën e sakrifikuan krejt çka patën për lirinë e vendit.

“Kurti shprehu nderim të thellë për veprën e tyre dhe sakrificën sublime”.

“Dëshmorët e martirët në Gllobar, Vërboc, Shtuticë dhe zonat përreth do t’i kujtojmë e përkujtojmë përherë, për të mos harruar sa i madh ishte çmimi i lirisë dhe sa i lartë kontributi e sakrifica”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua