Live

Kurti bjen keq në grepin e dy rusëve që impersonojnë presidentin letonez: Çelet me ta edhe për Grenellin

16:09 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Dy komedianë rusë e mashtruan Albin Kurtin: e lanë dhjetë minutë të flasë për çka-mos duke paramenduar se po flet me presidentin letonez, Edgars Rinkēvičs – i cili para gjashtë ditësh ishte në Kosovë.

Aftësitë e tyre imituese, të folurit e tyre bindës, shfrytëzimi i momentit nga vizita e presidentit letonez me ç’rast e impersonuan – e bënë Kurtin t’i qëndrojë grepit pa e dyshuar as edhe një fije e moment.

  • Të falënderoj për fitoren, për fitoren tënde më të madhe.

Me këto fjali nisin dy tallësit e famshëm rus “Vovan & Lexus” në bisedën me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Me ta çelet tejmase në komentime e vlerësime edhe për Richard Grenell-it, duke marrë shprehje fytyre dhe zëri përbuzëse: si “është homoseksual i hapur”.

Tallësit s’e lënë të kalojë pa i shkaktuar një siklet të madh: “po edhe unë jam gej i hapur”.

Ah, nuk e dita”, ia kthen Kurti.

Qe fillim çka foli Kurti në grepin e mashtrimti të dy rusëve të famshëm.

Foli për “luftë hibride” ndaj qeverisë së tij nga Serbia dhe Rusia por edhe “flirtimin e opozitës (me luftën hibride)

“Ka pasur luftë hibride kundër qeverisë tonë që herët…kryesisht vjen nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa elementë të tyre brenda Kosove.

Prandaj lufta hibride dhe dezinformtat, e dyta ishte premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride. Dhe e treta disa oligarkë në vend, në veçanti njëri, që ka një TV stafcion”, tha ai.

Doli te Grenell-i, tha se ia ka rrëzuar qeverinë para katër vitesh – gjestet dhe gjuha trupore në të folur, e tradhtonin një përpuzje ndaj diplomatit amerikan.

Duke folur për rolin e tij në Kennedy Institute, dhe atë që do të ndalohen “drag show” – nxori krahasim sipas tij kontradiktor kur dihet që Grenell “është vetë gej”.

“Tërë këto katër vite kundër meje. Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri e ime u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën.

Ai ka marrë një çmim të lartë në Beograd, të klasit të parë, nuk është në rregull të marrës çmim të atij soji në një vend autoritar dhe të pretendosh të jesh neutral. Tash ka një punë të re, Instituti Kenedi, ku ka të bëjë me vlerat e ShBA-së…Ai është homoseksual vetë”, tha Kurti.

Këtu nis sikleti…

Rusët: Ju e dini që edhe unë jam gej…

Kurti: Jo nuk e paskam ditur.

Rusët: Jam gej i hapur.

Si ia bëjnë prenskterët rusë të mashtrojnë figura të larta?

Vovan dhe Lexus shpesh arrijnë të kontaktojnë duke u shtirur si zyrtarë të tjerë të lartë ose figura publike, duke përdorur skenarë bindës dhe kërkime të detajuara për t’i bërë thirrjet e tyre të duken legjitime, sipas “The Indepedent”.

Ata ndonjëherë shfrytëzojnë boshllëqet në proceset e verifikimit, veçanërisht gjatë situatave të ngarkuara ose me presion të lartë, për të anashkaluar masat e sigurisë. Aftësia e tyre për të imituar thekse dhe sjellje shton besueshmërinë e shakasë së tyre.

Është një përzierje e guximit dhe aftësisë, por ngre shqetësime serioze për protokollet e sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua