Kosova nuk ka plan të dytë pos anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri në detyrë Albin Kurti të hënën në një diskutim të organizuar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel.
“Kosova ka demonstruar se është partnere e besueshme e Bashkimit Evropian dhe beson fuqishëm në të ardhmen e saj evropiane”, ka thënë Kurti.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që zgjerimi i BE-së të jetë i bazuar në merita.
Kurti ka thënë se ata që janë në linjë me politikat e jashtme të BE-së duhet të shpërblehen e jo të mbahen nën masa restriktive.
“Statusi kandidat për Kosovën, është i vonuar”, ka thënë ai në fjalimin e tij.