Ditë më parë Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës i cili rezultoi me mbylljen e një kompanie paralele të ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece”. Për mbylljen e saj kryeministri në dorëheqje krenohej anipse pati reaguar edhe misioni i OSBE-së në Kosovë duke e paralajmëruar se rrezikon t’i përkeqësojë tensionet.
Vetëm pak ditë pas mbylljes së kësaj kompanie, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati shkoi në komunën e Shtërpcës.
Ajo u takua sot me kryetarin e Shtimës Branislav Jevtic, me të cilin diskutuan për mbylljen e fundit të institucioneve.
“Këtë mëngjes, e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati vizitoi komunën e Shtërpcës dhe pati një takim të parë zyrtar produktiv me kryetarin Jevtic. Ata diskutuan mbylljet e fundit të institucioneve në komunë, dhe ajo e falënderoi atë për lidershipin e tij konstruktiv. CDA Prattipati riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për një Kosovë multietnike që plotëson nevojat e të gjithë popullit të saj, thuhet në njoftimin e ambasadës Amerikane.