Live

Kurti postim me korrigjime: Thotë se veçmas veriut Lista Serbe fitoi “në gjashtë komuna të Ahtisaarit”

09:50 / 31 Mars 2025

Nga Kosova Live

Mëngjesin e së hënës Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka nisur duke ‘korrigjuar’ një hartë me komuna ku Vetëvendosja ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare – ku, kërkoi falje “për lëshimin” që nuk e ka llogaritur edhe Klinën.

“Harta e postimit të mëhershëm (pardje) nuk i përfshinte votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Kur shtohen ato, del që VETËVENDOSJE! edhe në komunën e Klinës është e para, prandaj në hartë tash edhe Klina u bë e kuqe. Ju kërkoj falje për këtë lëshim.

Ju falemnderit për përkrahjen. Pra, në zgjedhjet parlamentare 2025, LVV është e para në 22 komuna, PDK në dy komuna, LDK në një, AAK (me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10 (prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit)”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua