Live

Kurti rreth deklaratës për bashkëpunim trepalësh: Hap i rëndësishëm për sigurinë e paqen në rajon

15:10 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas nënshkrimit të Deklaratës së Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ta se ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

“Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua