Live

Kurti takohet me Rohden, flasin për formimin e Qeverisë së re në Kosovë

21:58 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ata kanë folur për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, teksa Kurti e ka uruar Rohden për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.

Edhe në këtë takim, Kurti ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit. Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua