Live

Kurti takoi zëvendëskryeministrin e Polonisë, folën për bashkëpunimin mes dy shteteve

16:06 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Varshavë, ka takuar zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski.

Përmes komunikatës së lëshuar nga ZKM, bëhet e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore.

Kurti e ka njoftuar Gawkowskin për mundësitë që Kosova ofron në sektorin e teknologjisë dhe ofertën që paraqet për kompanitë e investitorët nga Polonia.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gawkowski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale, zhvilluan sot takim bilateral, gjatë të cilit diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe potencialin që sektori i Teknologjisë paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm. Me këtë rast, kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që vendi ynë ofron në këtë sektor dhe ofertën që paraqet për kompanitë dhe investitorë nga Polonia”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit është theksuar edhe vullneti për të bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...