Live

Kurtit i çelet goja rreth konstituimit të Kuvendit, deklarohet nga Istogu

10:32 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, megjith atë pa dhënë një datë të saktë se kur.

Deklarata e tij u dha gjatë një vizite në Istog, me rastin e vendosjes së gurthemelit për projektin e banimit të përballueshëm dhe social në këtë komunë.

“Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”, u shpreh Kurti në një prononcim për mediat lokale.

Përveç Kurtit, në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe zëvendësministri Jeton Raka.

Shpërndaje në

U Kopjua